Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar nga aksidenti në Pozhoran mes autobusit dhe furgonit

Dy të lënduar nga aksidenti në Pozhoran mes autobusit dhe furgonit

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një furgoni në rrugën Ferizaj-Gjilan, saktësisht në hyrje të fshatit Pozheran.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, zjarrfikësit dhe personeli mjekësor.

“Dy të lënduarit me autoambulancë janë duke u transferuar për tretman  mjekësorë njëri në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe tjetri për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.

“Sipas mjekut i cili ka qenë në vendin e ngjarjes të dy të lënduarit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se shkaqet e aksidentit po hetohen nga Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor në Gjilan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT