Dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore derisa po punonin në një vendpunishte në rrugën A, si pasojë e rrëzimit të një krani.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.
Pllana deklaroi për Klankosova.tv se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana për Klankosova.tv.


