Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeLajmeZidane bëhet zyrtarisht trajner i Francës

Zidane bëhet zyrtarisht trajner i Francës

Zinedine Zidane është emëruar zyrtarisht trajner i Kombëtares së Francës, duke i dhënë fund epokës 14-vjeçare të Didier Deschamps në krye të “Les Bleus”.

Federata Franceze e Futbollit konfirmoi të martën se Zidane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do ta nisë zyrtarisht punën më 1 gusht. Ai do ta udhëheqë Francën në kualifikimet e Ligës së Kombeve, Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030.

“Jam shumë i emocionuar. Kombëtarja e Francës është një ëndërr. Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një ekip të jashtëzakonshëm”, deklaroi Zidane gjatë prezantimit.

Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, falënderoi Didier Deschamps për punën e bërë gjatë 14 viteve, duke theksuar se ai e dërgoi Francën “në majat e futbollit”, ndërsa e cilësoi Zidanen si një legjendë të futbollit francez.

Zidane bëri të ditur se kishte refuzuar disa oferta për të drejtuar klube, pasi synimi i tij ishte të merrte drejtimin e kombëtares franceze.

Trajneri i ri tha se ende nuk ka biseduar me lojtarët, përfshirë kapitenin Kylian Mbappe, ndërsa listën e parë të të grumbulluarve do ta publikojë në muajin shtator.

Ndeshja e parë e Zidanes në stolin e Francës do të zhvillohet më 25 shtator, në transfertë ndaj Turqisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT