Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDy nga punonjësit e parë të Klan Kosovës flasin për eksperiencat e...

Dy nga punonjësit e parë të Klan Kosovës flasin për eksperiencat e tyre (VIDEO)

Sot, Klan Kosova feston 16 vite si një nga mediumet më të fuqishme në vend.

Për disa, është një televizion që sjell lajmet më të rëndësishme të ditës, por për disa të tjerë, është shtëpia ku kanë shkruar historinë e tyre profesionale.

Dy nga ata që e kanë parë dhe jetuar çdo moment të këtij rrugëtimi janë montazhierja Edita Bujupi dhe kameramani Bardh Stublla,  të cilët për 16 vite kanë qenë syri dhe zemra e çdo historie që ka sjellë Klan Kosova.

“Unë e dua këtë punë, është shumë atraktive. Çdo ditë është një eksperiencë e re”, tha Edita, në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës.

Bardhi, i cili ka qenë pas kamerës në disa nga momentet më historike të vendit, kujton ditët e para  si një ëndërr të madhe:

Më kujtohet kur u takova me kolegët e parë dhe besuam që Klan Kosova do të bëhet një nga mediat më të mëdha në vend, u shpreh Stublla.

16 vite, mijëra lajme, dhjetëra histori  që kanë prekur zemrat e njerëzve, dhe Edita e Bardhi, si shumë të tjerë, mbeten dëshmitarët e një rrugëtimi që vazhdon.

Intervisten e plotë, mos e humbisni:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT