Dy persona kanë pësuar kafshime nga qentë endacakë të mërkurën te Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Siç raporton gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, një 54-vjeçar ka pësuar kafshim të rëndë, ndërsa i njëjti është trajtuar në spital, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, gazetari shtoi se edhe një 21-vjeçar ka qenë viktimë e qeneve endacakë.


