Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

“Rasti po hetohet. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit rajonalë të aksidenteve”, shtoi ai.

Klankosova.tv merr vesh se të lënduarit janë babë e bijë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT