Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDy duele të zjarrta sonte në Kupën e Botës 2026

Dy duele të zjarrta sonte në Kupën e Botës 2026

Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

Në Grupin F, Holanda do të përballet me Suedinë në një duel që pritet të jetë vendimtar për kreun e grupit, shkruan Gazeta Express.

Holandezët e nisën kampanjën me një barazim 2:2 ndaj Japonisë, ndërsa Suedia tregoi forcën e saj duke e mposhtur Tunizinë me rezultat bindës 5:1. Ndeshja nis në orën 19:00.

Tre orë më vonë, vëmendja do të zhvendoset te Grupi E, ku Gjermania rikthehet në aksion për t’u përballur me Bregun e Fildishtë.

Gjermanët vijnë pas fitores spektakolare 7:1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa afrikanët siguruan tri pikë të rëndësishme falë triumfit minimal 1:0 ndaj Ekuadorit.

Të dyja sfidat pritet të ofrojnë spektakël dhe mund të kenë ndikim të rëndësishëm në garën për kualifikim në fazën eliminatore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT