Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re, që është bashkëpunim me Jennien, anëtaren e grupit të K-popit, BLACKPINK.
Kënga në fjalë quhet ” Handlebars” dhe brenda pak orëve të publikimit në kanalin Youtube ka marrë qindra mijëra klikime nga adhuruesit e artistëve.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja punojnë së bashku, pasi Blackpink u shfaq më parë në këngën e Lipës “Kiss and Make Up” në 2017.
“Të punosh me Duan është gjithmonë një kënaqësi,” tha Jennie për Capital FM këtë javë. âUnë e njoh atë për një kohë më të gjatë, dhe këtë herë arritëm në të vërtetë të dalim mirë, nuk e di se sa më lejohet të them, por të punosh me të është si, as që ndihet si punë, është më shumë si të shoqërohesh me një mikeâ.
Kënga u shkrua nga Lipa, Delacey, Amy Allen, James Alan Ghaleb dhe Rob Bisel, shkruan Elle, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


