Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeDriton Selmanaj vendos të mos garojë për deputet në këto zgjedhje

Driton Selmanaj vendos të mos garojë për deputet në këto zgjedhje

Driton Selmanaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje, pavarësisht kërkesave nga anëtarësia dhe strukturat e partisë.

Në një njoftim publik drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të LDK-së, Selmanaj ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm politik në kuadër të partisë dhe procesit zgjedhor në Prizren, ku mban postin e Kryetarit të Degës dhe Shefit të Shtabit Zgjedhor.

Ai ka thënë se LDK-ja për të përfaqëson një ideal dhe mision shtetformues, duke e konsideruar atë si një identitet politik dhe moral të rëndësishëm për Kosovën.

Selmanaj ka theksuar se, pavarësisht vendimit për të mos qenë në listën e kandidatëve, ai do të vazhdojë angazhimin e tij në LDK dhe në mbështetje të qytetarëve.

Postimi:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT