Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDrejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e...

Drejtori i “Ziraat Bank” fshehu shtetësinë serbe nga BQK-ja, Mehmetaj: Motra e Osmanit avokate në procesin e regjistrimit të bankës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Paparaci për drejtorin e një banke komerciale në Kosovë, duke ngritur akuza për përfshirje të figurave të larta institucionale në procesin e regjistrimit të bankës.

Në reagimin e tij, Mehmetaj ka pretenduar se gjatë procesit të regjistrimit të kësaj banke, si avokate ka qenë motra e presidentes Vjosa Osmani, duke shtuar se kjo ka ndodhur pas një takimi paraprak të Osmanit me ambasadorin turk.

“Avokate e ketij turkut, qe po del serb, gjate procesit te regjistrimit te kesaj banke ka qene motra e Vjosa Osmanit. Bile thuhet qe turqte e kane marre avokate pasi eshte taku Vjosa Osmani me ambasadorin turk paraprakisht”, ka shkruar Mehmetaj.

Ai ka pretenduar gjithashtu se banka fillimisht ka qenë e regjistruar si degë në Kosovë dhe më pas është shndërruar në shoqëri aksionare përmes një procesi që ai e cilëson si të kundërligjshëm.

“Perndryshe, kjo banke ka qene ne Kosove e regjistruar vec si dege dhe me pas, permes nje procesi krejtesisht te kunderligjshem, kete dege e kane kthyer ne banke tamam shoqeri aksionare. Ligji i Kosoves nuk e lejon”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Mehmetaj ka përmendur edhe përfshirjen e ish-ministres Rozeta Hajdari, për të cilën ka pretenduar se ka ndërhyrë përmes komunikimeve zyrtare.

“Pervec perfshirjes se Osmanit, e perfshire ka qene edhe ish-ministrja Rozeta Hajdari. E cila iu ka dergu e-mail zyrtareve ne ARBK duke i urdheru qe t’i kryhet pune turkut, nejse po del qe serbit”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personave që i përmend në reagim.

“Qe, nje duq hajnash e tradhetaresh jane keta”, ka përfunduar Mehmetaj.

Ndryshe, sipas hulumtimit të publikuar nga Paparaci, drejtori ekzekutiv i Ziraat Bank Kosova Sh.A., Kenan Bozkurt, posedon nënshtetësi të Serbisë që nga viti 2018, të cilën nuk e ka deklaruar para Bankës Qendrore të Kosovës gjatë procesit të miratimit për pozitë drejtuese.

Sipas këtij hulumtimi, mosdeklarimi i shtetësisë bie ndesh me rregulloret në fuqi, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur verifikime lidhur me këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT