Los Angeles Lakers ka shënuar fitore ndaj Dallas Mavericks, 107:99 në NBA.
Kyrie Irving i Mavs pati më së shumti pikë në ndeshje, 35 sosh.
Në anën tjetër, i paplakshmi LeBron James pati më së shumti pikë te Lakers, 27, shto këtu edhe 12 kërcime.
Ndërkaq, Luka Donciqi, transferi nga Mavs te Lakers i së cilit bëri bujë në fillim të këtij viti, arriti dyshifror të trefishtë ndaj ish-klubit të tij, me 19 pikë, 15 kërcime e 12 asistime.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


