Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeDoli me biçikletë, gjeti vdekjen – 78-vjeçari në Vlorë goditet nga vetura

Doli me biçikletë, gjeti vdekjen – 78-vjeçari në Vlorë goditet nga vetura

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.

Sipas Policisë, 57-vjeçari me inicialet V. Xh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë pasi, teksa drejtonte automjetin, përplasi 78-vjeçarin F. S., i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.

57-vjeçari po procedohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT