Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajme“Doja të harkoja, topi fluturoi për në rrjetë”: Goli i Berishës i...

“Doja të harkoja, topi fluturoi për në rrjetë”: Goli i Berishës i rastësishëm, por shumë i dobishëm

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka befasuar me deklaratën e tij pas eurogolit të realizuar në fitoren e Zurichut ndaj Servette, duke pranuar se gjuajtja nuk ishte tentativë për gol.

Berisha shënoi me një goditje spektakolare nga një goditje e lirë, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar, ndërsa topi përfundoi në këndin e portës.

Megjithatë, pas ndeshjes, ai tha për mediat zvicerane se synimi i tij ishte krejt tjetër.

“Kjo është pyetja e ditës, apo jo? Jo, thjesht doja të harkoja dhe pastaj topi fluturoi për në rrjetë. Sigurisht jam shumë i lumtur, por më i lumtur me këtë fitore të luftuar”, u shpreh Berisha.

Mesfushori kosovar foli edhe për rolin e tij te Zurichu, duke thënë se ndihet mirë me përgjegjësitë që ka marrë në skuadër.

“Gjithnjë më ka pëlqyer të drejtoj dhe të marrë përgjegjësi. Jemi në rrugën e duhur, por ende mund të përmirësohemi”, shtoi ai.

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, i cili e cilësoi fitoren shumë të rëndësishme për moralin e ekipit.

“Pas paraqitjes ndaj St. Gallen, mendoj se e meritonim këtë. Dhamë gjithçka. Fitore tepër e rëndësishme për moralin tonë. Kur merr tre pikë, atëherë i meriton”, deklaroi Kamberi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT