Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDo ta organizoj unë sepse anëtarësova Shqipërinë në Aleancë

Do ta organizoj unë sepse anëtarësova Shqipërinë në Aleancë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi sot se në vitin 2027 Shqipëria do të presë samitin e NATO-s në Tiranë që do të mbledhë të gjithë liderët e NATO-s dhe Presidentin  SHBA-së, Donald Trump.

Një reagim për këtë lajm e ka bërë edhe kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët thotë se samiti do të organizohet nga Berisha pasi gjatë qeverisjes së tij, vendi u anëtarësua në NATO.

“Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, tha Berisha.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT