Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeDitë e zezë në rrugët e Kosovës: Tre jetë të shuara në...

Ditë e zezë në rrugët e Kosovës: Tre jetë të shuara në aksidente tragjike

Tri aksidente me fatalitet kanë tronditur sot Kosovën, duke lënë pas tre jetë të shuara.

Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Dollc, Koshare dhe Dobërllukë, duke sjellë dhimbje dhe pikëllim në disa familje brenda vetëm një dite. Në këto aksidente tragjike, përveç viktimave, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa zonat ku ndodhën ngjarjet janë mbuluar nga trishtimi.

Aksidenti më tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në Dollc të Klinës, ku 43-vjeçari Driton Isa Haliti humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti, raporton Klankosova.tv.

Sipas policisë, vetura në të cilën ai po udhëtonte bashkë me gruan dhe tre fëmijët e mitur ra në greminën e punimeve që po kryheshin në ndërtimin e rrugës në këtë pjesë.

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në Dollc të Klinës

Katër familjarët e tij mbetën të lënduar dhe u dërguan për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërkaq njëri prej të lënduarve u transferua në QKUK. Një tjetër vazhdoi trajtimin në Pejë, ndërsa dy të tjerët u liruan për në shtëpi në gjendje stabile. Sipas raportimeve, familja po kthehej nga pushimet në Turqi.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes dolën ekspertët e komunikacionit, ndërsa qytetarët ngritën dyshime se mungesa e sinjalistikës në zonën ku po kryheshin punimet mund të ketë shkaktuar aksidentin, njofton Klankosova.tv

Banorët thanë se në atë segment rrugor nuk kanë qenë të vendosura shenjat e nevojshme paralajmëruese dhe se aty kanë ndodhur edhe aksidente të tjera më parë. Pas ngjarjes tragjike, në vendin e aksidentit nisën të vendosen shenja të reja sinjalizuese.

Një tjetër aksident me fatalitet ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt. Nga përplasja mes dy automjeteve, humbi jetën 60-vjeçari Izet Haxha, vdekja e të cilit u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, derisa policia po heton rrethanat e aksidentit.

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në Koshare të Ferizajt

Po ashtu, një aksident i rëndë trafiku ndodhi edhe në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku u përfshinë tri automjete.

Aty kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, ndërsa rreth orës 14:00, mjekët kanë konfirmuar se njëri prej tyre, një 74-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërllukë

/Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT