Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, pas dështimit të një dite më parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Seanca e së hënës përfundoi pa rezultat, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm, proces të cilin e quajtën antikushtetues, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kandidate për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit. /klankosova.tv


