Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku marrin pjesë rreth 400 garues nga 46 shtete.
Ajo e nisi me sukses garimin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke triumfuar fillimisht në xhiron e dytë dhe më pas edhe në çerekfinale.
Në ndeshjen e parë, Krasniqi dominoi ndaj çekes Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’. Ndërsa në çerekfinale, ajo vazhdoi me paraqitje të shkëlqyer duke e mundur polaken Aleksandra Kaleta, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.
Në fazën gjysmëfinale, Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida.
Ndërkohë, xhudistet tjera nga Kosova, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, u eliminuan më herët gjatë ditës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


