Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeDiskutuam për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë

Diskutuam për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në vizitë në Slloveni, ndërsa zhvilloi një sërë takismesh me zyrtarë të lartë, por nuk ka anashkaluar takimet edhe me komunitetin e intelektualëve, me ç’rast sot takoi edhe filozofin slloven, Mladen Dolar.

Kryeministri bën të ditur se me filozofin Dolar, kanë diskutuar për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon.

“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar kryeministri Kurti në platformën X.

 

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT