Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ikë nga debati televiziv për t’u ballafaquar me faktet dhe argumentet rreth qeverisjes së tij katërvjeçare.
Madje, disa mediumi sot ka vendosur edhe që t’i bojkotojë si: Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini.
Por, nuk ishte gjithmonë kështu.
Në vitin 2017-të, në debatin zgjedhor, pikërisht nga studiot e Klan Kosovës iu pati bërë thirrje për debat kundërkandidatëve të tij asokohe kur ky vet synonte postin e kryeministrit.
“Është dëm që nuk u bë një debat i tillë. Unë do të isha shumë i kënaqur, shumë i lumtur po të ishin edhe ata dy këtu sonte”, pati deklaruar Kurti.
Ndiqni mëposhtë deklarimin që pati bërë Albin Kurti në vitin 2017-të në studion e Klan Kosovës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


