Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet diskoteka 700 mijë euro në Prizren, detaje nga rasti (VIDEO)

Digjet diskoteka 700 mijë euro në Prizren, detaje nga rasti (VIDEO)

Nuk dihet si mori flakë objekti.

Por, dyshohet se këtë diskotekë në Prizren dikush e dogji me qëllim të hënën. Dhe atë një ditë para se të mbahej një koncert festiv, raporton Klan Kosova

Një banorë i zonës e kishte lajmëruar policinë, por ky lajmërim po del të jetë i vonshëm për të shpëtuar diçka nga objekti.

Pronari i objektit nuk pranoi të flet para kamerës, por i tha Klanit se dëmet që iu shkaktuan nga zjarri arrijnë rreth 700 mijë euro, përfshirë këtu pajisjet e strukturën e objektit.

Autoritetet kanë mbledhur dëshmi në vendngjarje, dhe sipas policisë në ditët e ardhshme do të hartohet raporti lidhur me këtë rast.

Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT