Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDiaspora proteston në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: “Liri për...

Diaspora proteston në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: “Liri për çlirimtarët”

Pas protestave në Gjermani, Zvicër e Kanada, thirrjeve për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së u është bashkuar edhe diaspora shqiptare në Vjenë.

Bashkatdhetarë të mbledhur në kryeqytetin austriak kanë protestuar sot kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-komandantëve të UÇK-së.

Në protestë janë parë flamuj kuq e zi dhe flamuj të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhin “Liri për çlirimtarët”.

Protesta në Vjenë është pjesë e tubimeve të organizuara nga shqiptarë në diasporë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT