Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeDhunë në familje në Shtime: 24 vjeçari rrah nënën, arrestohet

Dhunë në familje në Shtime: 24 vjeçari rrah nënën, arrestohet

Një person është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet për përfshirje në një rast të dhunës në familje, sulmit fizik dhe kanosjes.

Sipas informacioneve nga Policia, rasti është raportuar më 7 maj 2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime, ku një grua ka deklaruar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve nga djali i saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa i dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, derisa të vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT