Një rast dhune në familje është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 në rrugën “Martirët e Kombit”.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, pas pranimit të informatës fillestare për “Dhunë në familje”, policia ka intervistuar palët e përfshira dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është rikualifikuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
I dyshuari, L. M, bashkëshort i viktimës, është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


