Ligjvënësit amerikanë kanë votuar për të financuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), duke i dhënë fund një mbylljeje të pjesshme 76-ditore të qeverisë për shkak të operacioneve të agjencisë federale për zbatimin e ligjit për imigracionin.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së miratuan një projektligj të miratuar nga Senati me anë të votimit me zë, duke rikthyer fondet për pjesën më të madhe të DHS-së dhe duke i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e agjencisë, shkruan BBC.
Agjencia federale ka vazhduar të funksionojë pa fonde rutinore që nga 14 shkurti, duke çuar në ndërprerje të mëdha dhe orë pritjeje në aeroportet në të gjithë ShBA-në.
Masa, e mbështetur nga Presidenti Donald Trump, rihap DHS-në, por nuk përfshin fonde të reja për Imigracionin dhe Doganat (ICE) ose Patrullën Kufitare të ShBA-së.
Projektligji tani i shkon presidentit, i cili pritet ta nënshkruajë shpejt legjislacionin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


