Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaje shtesë për përleshjen masive në Gjakovë

Detaje shtesë për përleshjen masive në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë vonë në Gjakovë.

Në këtë rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Dyshohet se aty është përdorur edhe arma e zjarrit.

Lidhur me rastin detaje shtesë ka dhënë policia e Gjakovës përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezaj.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dhe hetimeve të zhvilluar janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek, një karikator dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit të shtetit dy personat e arrestuar janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuara të armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai për Klankosova.tv

Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT