Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeDënimi i mundshëm i Man.City, Haaland në dilemë për të ardhmen

Dënimi i mundshëm i Man.City, Haaland në dilemë për të ardhmen

Në pritje të vendimit për dënimin e mundshëm të Manchester Cityt, në klub ka shqetësime për të ardhmen e ekipit dhe disa prej yjeve kryesorë.

Në qendër të vëmendjes është Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez mund të ndryshojë destinacion nëse një dënim i mundshëm do ta largonte Manchester Cityn nga garat në Angli apo do t’i pamundësonte konkurrimin për trofe.

Në vitin 2025, në kulmin e diskutimeve për të ardhmen e tij, Haaland rinovoi kontratën me “qytetarët” deri në vitin 2034. Marrëveshja e re tregoi qartë se norvegjezi synonte të vazhdonte karrierën për një kohë të gjatë në “Etihad”, por situata mund të ndryshojë në varësi të vendimit që do të merret ndaj Manchester Cityt.

I pyetur në lidhje me mundësinë që klubi të shpallet fajtor dhe pasojat që mund të ketë kjo për të ardhmen e tij, Haaland u shpreh:

“Nuk e kam menduar, kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, u shpreh Haaland.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT