Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” tha se mungesa e dy ish-liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli është mungesë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Demaku deklaroi se PDK-ja pavarësisht mugesës së ish-krerëve të UÇK-së, ka qëndruar fuqishëm duke thënë se i pari i kësaj partie, Bedri Hamza është njeri i dëshmuar i punës, raporton Klankosova.tv.
“Mungesa e dy liderëve tanë nuk është humbje vetëm për PDK-në, është humbje për të gjithë qytetarët e Kosovës. Atë duhet ta ndjej çdo njeri i arsyeshëm në këtë vend, sepse arsyeja që ata janë atje, ata janë duke u sakrifikuar për krejt atë që kemi bërë ne për të jetuar sot të lirë. Megjithatë, PDK ka qëndruar fuqishëm pavarësisht këtyre vështirësive. Ne sot e kemi Bedri Hamzën kryetarin e PDK-së, kandidatin tonë për kryeministër i cili është i dëshmuar për punë”, tha ai.


