Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDeliu: Nuk tutemi prej zgjedhjeve, Kurti s’po do me qeverisë (VIDEO)

Deliu: Nuk tutemi prej zgjedhjeve, Kurti s’po do me qeverisë (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se kjo parti nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe është e gatshme për to.

Ajo akuzoi kryeministrin Albin Kurti se nuk po dëshiron të qeverisë dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Po e them me plot përgjegjësi se PDK së shpejti do të ketë edhe takimin e Këshillit Drejtues… nuk i kemi eskivu zgjedhjet, as nuk jemi as sot t’u ik prej zgjedhjeve.

“Është përgjegjësi e z.Kurtit që me atë shumicë t’i jap vendit institucione të reja, prandaj ne kemi fol për kokëfortësinë e një njeriu që po do ta çojë vendin në zgjedhje sepse nuk po do të qeverisë”, tha Deliu.

Ajo shtoi se PDK po përgatitet sepse sipas saj, “pashmangshëm po shkojmë në zgjedhje”. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT