Është dekretuar ligji për ratifikimin e marrëveshjes që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes.
Po ashtu, janë dekretuar edhe disa ligje të tjera që lidhen me fusha të ndryshme, përfshirë banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, resurset ujore, shërbimet e pagesave dhe maturën shtetërore.
Në mesin e ligjeve të miratuara është edhe ai për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.
Sipas njoftimit, këto ligje konsiderohen me rëndësi për forcimin institucional dhe zhvillimin e projekteve me interes për qytetarët dhe shtetin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


