Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmeDeklarata e Zelenskyt për Kosovën: Largohet flamuri ukrainas nga Prishtina, qytetarët përshëndesin...

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën: Largohet flamuri ukrainas nga Prishtina, qytetarët përshëndesin veprimin

Deklarata e bërë në Beograd nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, për mosnjohjen e Kosovës ngjalli reagime dhe pakënaqësi të mëdha në opinionin publik dhe te qytetarët në vendin tonë.

Madje, mëngjesin e sotëm, pati edhe veprime nga institucionet lokale të kryeqytetit duke e larguar flamurin ukrainas me mbishkrimin “Free Ukraine”, apo siç kuptohet “Liri për Ukrainën”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se duhet të respektohet shteti i Kosovës.

Për këtë në emisionin Info Magazine ka folur edhe gazetarja e Klan Kosovës Altiana Zogaj.

Ajo tregoi edhe reagimin e qytetarëve me rastin e largimit të flamurit.

“Njëri nga qytetarët tha që kryetari Rama iu ka kursyer kohë atyre duke angazhuar një kompani për heqjen e flamurti, sepse në të kundërtën do të organizoheshin për ta larguar vetë brenda kësaj jave dhe e përshëndetën këtë veprim”, tha Zogaj.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT