Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDeklarata e Paunoviqit, Blakaj: Institucionet ndërkombëtare të mos mjaftohen me dënim gjuhe

Deklarata e Paunoviqit, Blakaj: Institucionet ndërkombëtare të mos mjaftohen me dënim gjuhe

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me deklarimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq, se do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Ai u shpreh se kjo deklaratë është shokuese dhe sipas tij, institucionet ndërkombëtare nuk do të duhet të mjaftoheshin me dënimin e një retorike të tillë.

Sipas Blakajt, do të duhet të ndërmerren veprime konkrete lidhur me këtë çështje.

“Është shokuese dhe mendoj që realisht institucionet ndërkombëtare nuk do të duhet të mjaftoheshin me dënimin e një retorike dhe një gjuhe të tillë. Mendoj që është koha që të ndërmarrin veprime konkrete”, deklaroi ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT