Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDegët e OVL UÇK-së në takim, më 17 shkurt vendosen lule në...

Degët e OVL UÇK-së në takim, më 17 shkurt vendosen lule në të gjitha memorialet e dëshmorëve të vendit

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  të shtunën ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të kësaj organizate.

Aty u diskutua dhe u vendos se më datën 17 shkurt për nderë të shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vendosen lule tek të gjitha memorialët e dëshmorëve.

Të hënën këto aktivitete do të fillojnë nga ora 09:30 në Prekaz, për të vazhduar në ora 10:00 në kompleksin e dëshmorëve në Morinë, si  dhe në të njëjtën kohë homazhet bëhen në të gjitha komunat e tjera të vendit.

Nga OVL-UCK, potencuan se ky vendim u përkrah unanimisht nga të gjithë kryetarët e degëve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT