Një argjendari në Kamëz është bërë cak i një grabitjeje të armatosur, ku dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë dhe kanë arritur të marrin një sasi bizhuterish para se të largoheshin me motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa pamjet e publikuara në media tregojnë momentet kur njëri nga autorët, i veshur me skafandër dhe i armatosur me automatik, qëndron te dera e argjendarisë për të mbajtur nën kontroll situatën.
Pas tij, një tjetër person del nga ambientet e dyqanit dhe të dy largohen me shpejtësi me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.
Sipas policisë, autorët kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O. L. dhe kanë marrë bizhuteri, ndërsa ende nuk janë identifikuar.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli dhe duke kryer kontrolle në zonë me qëllim kapjen e autorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


