Kompanitë Princ Caffe dhe Comodita Home kanë shpërndarë dhurata për shtëpinë e pleqve në Prishtinë, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të ngrohtë dhe të dashur për ata që e kanë nevojën më shumë.
Një nga banoret e shtëpisë falënderoi organizatorët dhe theksoi se stafi ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, njofton Klankosova.tv.
“Kemi nevojë për vizita, ju falenderoj shumë që keni ardhur, neve stafi këtu na rrin shumë gati”, tha ajo.
Ndërsa, zonja e shtëpisë theksoi se pleqtë që jetojnë aty ndjehen të vlerësuar dhe të dashur.
“Këtu e kanë gjetur ngrohtësinë dhe dashurinë tonë, ne i konsiderojmë si anëtarë të familjes”, shtoi ajo.
Shpërndarja e dhuratave u bë nga gazetarja Blerina Doshlaku, gjatë emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


