Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeÇmimet e derivateve mbeten të pandryshuara në Kosovë, benzina shënon rritje të...

Çmimet e derivateve mbeten të pandryshuara në Kosovë, benzina shënon rritje të lehtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë, ku nafta dhe gazi kanë mbetur në të njëjtat nivele si një ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, nafta (dizel) do të vazhdojë të shitet me çmim maksimal prej 1.69 euro për litër, ndërsa benzina është caktuar në 1.49 euro për litër. Gazi do të kushtojë 0.84 euro për litër.

Ndryshimi i vetëm i raportuar është një rritje e lehtë prej 1 centi për litër në çmimin e benzinës, krahasuar me ditën e shtunë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime do të jenë në fuqi për një periudhë të caktuar dhe se qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të kontaktit të institucioneve përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT