Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka tha Trumpi për Kosovën në letrën që ia dërgoi Osmanit?

Çka tha Trumpi për Kosovën në letrën që ia dërgoi Osmanit?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar homologen e tij Vjosa Osmanin, në prag të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, ai përmendi edhe marrëdhëniet e forta që këto dy vende kanë mes vete, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Trumpi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT