Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka tha Hashim Thaçi si student më 1992? (VIDEO)

Çka tha Hashim Thaçi si student më 1992? (VIDEO)

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka pasur një intervistë të rrallë të realizuar me 7 qershor të vitit 1992 nga gazeta Bujku.

Si student i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Thaçi përshkroi vështirësitë studentore aktuale të asaj kohe.

“Për shkak se nga pushtetmbajtësit serbë u pamundësua puna e Qendrës së Studentëve të Prishtinës, tani formë të organizuar të ushqimit të studentëve nuk ka, dhe studentët gjenden ashtu siç dinë”.

Këtë çështje e vështirëson edhe fakti se tërë populli shqiptar po ballafaqohet me një situatë të rëndë materiale, andaj është vështirë të arrihet diç më shumë për sigurimin e kushteve më të mira për jetesë të studentëve”.

Lëshimi i shtëpive dhe i banesave për mbajtjen e ligjëratave dhe të provimeve tani për tani është tërë ajo që mund të ofrojë populli. Studentët poashtu kanë probleme edhe me udhëtim, për shkak të çmimeve astronomike”, kishte shkruar Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Për të dëgjuar intervisten e plotë, ndiqeni materialin e përgatitur nga gazetari, Enis Reçica, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova:

 

The post Çka tha Hashim Thaçi si student më 1992? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT