Rruga drejt shtëpisë nga aeroporti, ia mori jetën mëngjesin e së hënës.
Driton Haliti fiks në ora 4:55, teksa po kthehej vetë i pesti nga Prishtina drejt Pejës, humbi kontrollin mbi mjet dhe përfundoi në humnerën e urës së Dollcit, me ç’rast vdiq në vendin e ngjarjes.
43-vjeçari ishte se bashku me gruan dhe tre djemtë e tij te cilët u dërguan fillimisht në Spitalin e Pejës, derisa njëri nga të miturit u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po vazhdon mjekimin në gjendje të rëndë.
Zyrtarisht shkaktari i aksidentit nuk u bë i ditur, por dyshimet janë edhe për mungesë të sinjalistikës, për çka në teren dolën ekspertët e komunikacionit të cilët kanë nisur edhe hetimet.
Kuptoni detajet në kronikën e mëposhtme:


