Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë?

Çka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë?

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 516 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 28 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 39 persona, 22 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT