Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

 “Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.

Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana për Klankosova.tv.

Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin, ndërkaq, deri më tani, i dyshuari është në arrati./Klankosova.tv

Një i plagosur në Miradi të Epërme, kjo është gjendja e tij shëndetësore

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT