Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendi është duke shkuar në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.
Pas seancës së sotme të Kuvendit, ajo ka theksuar se përgjegjësinë për këtë situatë e mban Lëvizja Vetëvendosje.
“Siç është parë tashmë, Kosova është pa institucione të konstituuara, pa president apo presidente të zgjedhur, jo për mungesë kohe, por për mungesë vullneti politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht konstruktive dhe është munduar që vendit t’i japë president, mirëpo çfarë ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurti, është subordinim, është nënshtrim i vullnetit politik të deputetëve të zgjedhur karshi tij. E një gjë e tillë nuk ndodh. Tashmë është e qartë, vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve, mirëpo është vetëm një adresë e përgjegjësisë, e ajo është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


