Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku pas takimit me Costan: Kosova e ka vendin në Evropë, jo...

Çitaku pas takimit me Costan: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Shefin e Kabinetit të kryetarit të partisë, Ardian Arifaj, kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova, si dhe për potencialin dhe perspektivën e saj evropiane.

Çitaku bëri të ditur se në këtë takim ka riafirmuar qëndrimin se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke forcuar stabilitetin institucional dhe partneritetin me aleatët evropianë.

“Në prag të zgjedhjeve, riafirmuam bindjen tonë se Kosova duhet të ecë përpara me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë. Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, ka deklaruar Çitaku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT