Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Cërrc të Istogut: Një person humb jetën dhe dy të...

Aksident në Cërrc të Istogut: Një person humb jetën dhe dy të tjerë lëndohen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 00:02. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas ekipit mjekësor, njëri prej të lënduarve ka arritur në spital pa shenja jete. Ndërkohë, pas trajtimit, një tjetër i lënduar, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në QKUK në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT