Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeCilat parti konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje deri më tani?

Cilat parti konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje deri më tani?

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon procesi i konfirmimit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, afati për çka përfundon në orën 00:00 të ditës së sotme.

PDK, LDK, AAK dhe PSD-ja, tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje.

Gazetarja e Klan Kosova, Diellza Berisha, tha se LVV-ja, deri në momentin e raportimit, ende nuk e ka paraqitur kërkesën në KQZ.

As Nisma ende nuk ka dërguar asnjë konfirmim për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thënë të enjten mbrëma se ka pasur gjithmonë gatishmëri për t’iu bashkuar PDK-së, por që deri më tani ende nuk ka konfirmim zyrtar për një koalicion mes tyre, apo nëse Nisma do të garojë e vetme.

Në KQZ, tash konfirmimi për pjesëmarrje në zgjedhje, do të bëhet përmes e-mailit, e jo përmes dorëzimit fizik të dokumentacionit, siç ka qenë praktika në të kaluarën.

Afati për certifikim të partive të reja politike, koalicioneve, nismave qytetare, apo kandidatëve të pavarur, kanë kohë që të dorëzojnë aplikimin për certifikim deri më 12 maj.

Madje, edhe dorëzimi i listave përfundon më 10 maj. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT