Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeÇfarë operacioni ndërmorri policia në Leposaviq, çka gjetën e kë e ndaluan?...

Çfarë operacioni ndërmorri policia në Leposaviq, çka gjetën e kë e ndaluan? (VIDEO)

Një operacion policor në veri të vendit, ka rezultuar me konfisikim armatimi e një të ndaluar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tregoi se çka kapën deri tani në Radel të Leposaviqit, sikurse edhe që bëri me dije se nuk ka përfunduar ende operimi në veri, njofton Klankosova.tv.

“Tani po jap listën e provave. Një pushkë, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, 1 palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, 1 çantë me 4 karikator të zbrazët, një pjesë për tytë, dhe një kuti me vaj”, njoftoi Hoxha, i cili tha se një person është shoqëruar në polici.

Në konferencën e thirrur për gazetarë, rreth këtij operacioni të policisë, doli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.

Për më shumë detaje, ndiqni materialin në vazhdim.

The post Çfarë operacioni ndërmorri policia në Leposaviq, çka gjetën e kë e ndaluan? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT