Më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësia për Reagim të Shpejtë, pas përfundimit të një trajnimi dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.
Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtoria e Njësisë Speciale Operative, përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Sipas njoftimit, ky program synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
Autoritetet bëjnë të ditur se trajnimet e tilla do të vazhdojnë në të gjitha rajonet policore në kuadër të planit nacional për menaxhimin e situatave të rendit publik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


