Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeShok në Kombëtaren e Kosovës, Amir Rrahmani njofton largimin dhe akuzon drejtuesit...

Shok në Kombëtaren e Kosovës, Amir Rrahmani njofton largimin dhe akuzon drejtuesit e FFK-së

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë të ditur se nuk do ta përfaqësojë më Kosovën, përderisa Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të drejtohet nga udhëheqja aktuale.

Futbollisti i Napolit e ka bërë publik vendimin përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si është menaxhuar situata në Kombëtare dhe nga drejtuesit e FFK-së.

Rrahmani, i cili ka qenë pjesë e Kosovës për një dekadë dhe për shtatë vjet ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka thënë se problemet dhe ankesat e futbollistëve kanë mbetur pa zgjidhje për një kohë të gjatë.

Ai ka deklaruar se, krahas kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së personave kompetentë për t’i adresuar këto çështje, gjatë dy viteve të fundit është përballur edhe me sulme të vazhdueshme dhe, sipas tij, të koordinuara nga persona që do të duhej t’i mbronin.

Kapiteni i Kosovës ka theksuar se vendimi për t’u larguar lidhet me dëshirën për të ruajtur integritetin e tij, si në rolin e kapitenit dhe futbollistit profesionist, ashtu edhe në aspektin personal.

Në fund, Rrahmani ka lënë të kuptohet se koha do ta dëshmojë të vërtetën lidhur me përplasjet e tij me drejtuesit e futbollit kosovar.

Deri më tani, Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka reaguar publikisht për deklaratat e Rrahmanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT