Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizBUZËQESH GRUA - Telegrafi

BUZËQESH GRUA – Telegrafi

Poezi nga: Alda Merini
Përktheu: Lefter Shomo

Buzëqesh grua,
Gjithmonë buzëqeshi jetës,
edhe kur ajo s’të buzëqesh.
Buzëqeshu dashurive të cofura,
U buzëqesh dhimbjeve të tua,
gjithandej buzëqesh.
Do të jetë buzëqeshja jote
drita në rrugëtimin tënd,
fari për detarët e humbur.
Do të jetë buzëqeshja jote
një fërfërimë krahësh,
Rreze dielli për të gjithë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT