Gazeta Sinjali raportoi më parë për një zjarr që ka shpërthyer në Preoc të Graçanicës.
Zëvendëskomandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Sinjalin se bëhet fjalë për zjarr fushor.
“Bëhet fjalë për një zjarr fushor, i cili tashmë është lokalizuar. Zjarri ka shpërthyer ndërmjet fshatrave Miradi e Epërme dhe Preoc”, deklaroi Shkodra për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


