Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeArsenali heq dorë nga Alvarez, futet në garë për talentin belg

Arsenali heq dorë nga Alvarez, futet në garë për talentin belg

Arsenali është tërhequr nga gara për transferimin e Julian Alvarez, pasi sulmuesi i Atletico Madridit i ka bërë të ditur trajnerit Mikel Arteta se nuk dëshiron të transferohet në Londër.

Sipas gazetarit David Ornstein, klubet ishin të gatshme të negocionin, por 26-vjeçari nuk dha pëlqimin për kalimin në “Emirates Stadium”.

“Atletico Madridi do të bënte marrëveshje me Arsenalin dhe Arsenali është i gatshëm të arrijë marrëveshje mes klubeve. Megjithatë, Alvarez ka folur me Artetën dhe i ka thënë se nuk dëshiron të vijë”, deklaroi Ornstein.

Argjentinasi thuhet se preferonte transferimin te Barcelona, por Atletico Madridi ka përjashtuar mundësinë e shitjes së tij te klubi katalanas. Alvarez ka kohë deri më 30 gusht për të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Pas këtij refuzimi, Arsenali e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Lille, Matias Fernandez-Pardo. Sipas “CaughtOffside”, londinezët kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e 21-vjeçarit belg.

Fernandez-Pardo kërkohet edhe nga Newcastle United dhe Liverpooli, ndërsa Lille raportohet se kërkon rreth 60 milionë funte për kartonin e tij.

Belgu mund të luajë si sulmues qendror dhe në të dyja krahët. Ai e përfundoi sezonin e kaluar me tetë gola dhe shtatë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT